Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja për karburantet.
Duke nisur nga kjo e mërkurë 1 litër naftë do të shitet 234 lekë, nga 237 që shitej deri më sot. Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 237/litër ndërsa i gazit 90 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 18 maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.