Bordi për çmimet e ushqimeve ka caktuar çmimet e disa prej produkteve të shportës.
Kështu sipas vendimit të bordit orizi do të kushtojë 104 lekë/kg, sheqeri 123 lekë/kg, vaji i lulediellit 321 lekë/litër dhe mielli 90.5 leke/kg.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë dhe pakicë këto produkte.
Një ditë më parë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmëroi se qeveria ka vendosur të kontrollojë tregjet e produkteve ushqimore përmes bordit, për të ndalur thellimin e krizës tek konsumatorët familjarë.
“Inflacioni i ushqimeve do të jetë një dukuri që do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti. Kjo është një nga arsyet kryesore për ngritjen e këtij bordi”, tha Ibrahimaj.
Bordi i ushqimeve do të rregullojë çdo javë çmimet për miellin, orizin sheqerin dhe vajin.