Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta është rritur me 5 lekë dhe do të shitet në treg me 187 lekë/litri.
Çmimi i benzinës është rritur me 3 lekë dhe do të shitet me 185 lekë/litri.
Ndërsa, çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të tregtohet me 75 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.