Bordi i Transaprencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe gazit me pesë lekë.
Referuar të dhënave në bursën Platts nafta do të tregtohet me 195 lekë për litër, ndërsa gazi me 80 lekë për litër.
Në ndryshim sa më lartë, Bordi ka ulur çmimin e benzinës me tre lekë.
Vendimi i plotë:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 14.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +22 nga data 03.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 838, +26 nga data 03.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 108.18 (+ 1.52 nga data 03.02.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.