Ekonomi Bordi ul çmimet e karburanteve me 3 lekë

Bordi ul çmimet e karburanteve me 3 lekë

Nafta dhe benzina do të tregtohet me tre lekë më pak ne vend.

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet, dhe duke iu referuar të dhënave lidhur me bursën Platts ka reflektuar një rënie të lehtë.

Një litër naftë do të tregtohet me 206 lekë, ndërsa benzina me 184 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit ka mbetur i pandryshuar, 71 Lekë/litri.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.