Pas rritjes një ditë më parë Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimet e karburanteve.
Një litër naftë tregtohet për 243 lekë nga 252 lekë që ishte nga vendimi i të martës.
Çmimi i benzinës është ulur me 12 lekë.
Bordi në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.
-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.