Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e mërkurë, nafta do të shitet 240 lekë/litri.
Benzina do të shitet se 203 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm nuk ndryshon dhe do të shitet me 78 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombëtare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.
Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim rezulton: Shumica 146 lekë/litri, pakica 158 lekë/litri”, thuhet në njoftimin e Bordit.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.