Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend.
Kështu, nafta është ulur me 2 Lekë dhe do të shitet 196 Lekë/litër. Benzina do të shitet me 175 Lekë/litër dhe gazi 69 Lekë/litër.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.