Çmimi i karburanteve ka pësuar sërish rënie. Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 3 lekë çmimin e naftës, e cila tregtohet tashmë me 197 lekë nga 200 që ishte më parë.
Një ulje të lehtë me 1 lekë ka pësuar edhe benzina pasi një litër po tregtohet me 189 lekë.
Ndërkohë që çmimi i gazit të lëngshëm për automjete ka mbetur i pandryshuar dhe një litër vijon të shitet me 69 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.