Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili përfundoi edhe në spital për shkak të koronavirusit, tashmë është shprehur i shqetësuar për një rikthim të dytë të mundshëm të virusit në Britaninë e Madhe.
Për këtë arsye, një burim nga Downing Street ka bërë të ditur për mediat britanike se Boris Johnson ka qenë plotësisht dakord me vendimin e marrë javën e kaluar për të zgjatur karantinën.
Sa i përket Johnson, ai është duke u shëruar plotësisht teksa po qëndron në shtëpi, pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për disa ditë në spital.
Ndërkohë, në Britani janë konfirmuar më shumë se 120 mijë të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë më shumë se 16 mijë persona.