Boris Johnson dhe Uilliam Shekspir, një marrëdhënie e ndërlikuar që vazhdon të gjenerojë zhurmë.
Këtë herë është “The Guardian” që flet për këtë, duke iu referuar një akademiku, i cili pretendon se është kontaktuar nga rrethi i kryeministrit britanik për të ndihmuar politikanin konservator për të finalizuar një biografi të Shekspirit, për të cilën Johnson kishte tejkaluar shumë afatin e caktuar me shtëpinë botuese.
Kjo pasi Downing Street kohët e fundit u detyrua të mohojë thashethemet se kryeministri do të humbiste një takim të jashtëzakonshëm pandemik për të punuar me tekstin.
Kontrata me shtëpinë botuese, Hodder & Stoughton, daton në vitin 2015, kur Johnson ishte Kryetar i Bashkisë së Londrës, për një pagë prej 500 000 paund. Që nga ajo kohë, botimi i vëllimit është shtyrë disa herë, dhe në 2019 Johnson vetë tha se të qenit kryeministër do të thoshte që “unë nuk do të jem në gjendje të përfundoj shpejt një libër mbi Shekspirin që po përgatis. Dhe kjo më dhemb sinqerisht”.
Kontakti i pretenduar me studiuesin daton që nga viti 2015, sipas asaj që ai raportoi, i cili kërkoi të mbetet anonim, për Stratford-upon-Avon Herald.
Ai tha se ishte kontaktuar në emër të Johnson me një kërkesë për të marrë pjesë në një takim ku ai do t’i siguronte Johnson dhe një regjistrues me përgjigje në lidhje me pyetjet mbi Shekspirin. Një metodë që, sipas thashethemeve, Johnson do të kishte përdorur gjithashtu për të përfunduar bestsellerin e tij të vitit 2014 “The Churchill Factor”.