Në Mbretërinë e Bashkuar ka sërish krizë politike. Qeveria e Boris Johnson është në kaos pas dorëheqjes së dy ministrave.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid dha dorëheqjen këtë të martë, duke e zhytur në krizë qeverinë e kryeministrit Boris Johnson.
Javid tha se kishte humbur besimin në aftësinë e Johnson për të qeverisur në interesin kombëtar pas një sërë skandalesh, duke thënë se nuk mund të vazhdonte më detyrën e tij, shkruan Reuters.
Ai tha se shumë ligjvënës dhe publiku kishin humbur besimin në aftësinë e Johnson për të qeverisur në interes të vendit.
Edhe Ministri i Financave, Rishi Sunak gjithashtu dha dorëheqjen të martën.
Kryeministri Johson është vënë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, pasi u konstatua se kishte marrë pjesë në disa festa në kohën kur vendi ishte nën izolim për shkak të pandemisë.
Rreth një muaj më parë, ai i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore.
211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.