Tavolinat e mbushura plot me turistë dhe vendas, si në pamjet që shihni, kanë mbetur veçse kujtime këto kohë për bizneset kineze në vendin tonë.
Por të hysh sot në një restorant kinez, e gjen pothuajse bosh. Frika nga koronavirusi ka ulur numrin e klientëve shqiptarë në restorantet kineze.
Përballë hyrjes, ndodhet një grumbull gazetash në gjuhën kineze që flasin vetëm për koronavirusin e mbajnë të informuar stafin.
“Frika është edhe më shumë nëse kjo situatë zgjat, sepse presim dhe turistë kinezë. Por me këtë gjendje ata do pengohen të vijnë, e do jetë minus për turizmin. Për bizneset, hotelet , neve restorantet… vjet kam pasur 3000 veta”, shprehet Herjald Ago, menaxher.
Në kuzhinë ndodhet shefi i kuzhinës bashkë me ndihmësen, që është njëkohësisht dhe gruaja e tij. Të dy janë kinezë.
Baugang Li jeton prej 5 vitesh në vendin tonë, e pas dy vitesh tërhoqi të gjithë familjen për të punuar bashkë në Shqipëri.
“Vetëm gatimi është kinez, ushqimet të gjitha janë shqiptare… perimet, fileto pule, mielli vaji… e salcat pak kineze”, është shprehur Baugang Li, shef kuzhine.
“Ne nuk udhëtojmë për në Kinë se jemi të gjithë këtu, unë burri e vajza”, thotë Ying Xia, ndihmëse kuzhiniere./TCH