Bota Bota arabe, për herë të parë me një grua si ministre e...

Bota arabe, për herë të parë me një grua si ministre e Brendshme

Libani përshëndeti të dielën emërimin e gruas së parë në botën arabe e cila do të shërbejë si ministre e Brendshme në qeverinë e re.

Raya al-Hassan është një nga katër gratë në qeverinë e koalicionit të ri në Liban, më shumë se kurrë më parë në historinë e këtij vendi.

Në qeverinë e mëparshme libaneze kishte vetëm një grua, madje edhe kreu i Ministrisë së Punëve të Grave ishte një mashkull.

Raya al-Hassan

 

Al-Hassan ka kryer tashmë funksione prestigjioze politike, duke përfshirë ministren e Financave nga 2009 në 2011, dhe emërimi i saj si gruaja e parë në Ministrinë e Brendshme është një hap i madh për gratë në politikën libaneze.

“Unë jam krenare për të gjitha gratë dhe të gjithë njerëzit që besojnë në aftësitë e tyre”, tha Hassan.

Ajo shtoi se ka shumë gra në botë që udhëheqin Ministritë e Mbrojtjes apo ato të Brendshme, dhe se kanë qenë shumë të suksesshme në gjithçka.

“Kjo është një risi për Libanin e vendet arabe dhe shpresoj se nuk do të jetë e vetmja”, tha ajo.