Ngase qindra milionë derra kanë ngordhur nga sëmundja e etheve, eksportuesit po përpëliten të mbushin hendekun. Por çmimet po fluturojnë.
Kostoja e jetesës në Kinë ka tejkaluar për herë të parë në një dekadë objektivin e qeverisë prej 3%, dhe një pjesë e madhe e problemit është çmimi në rritje i mishit të derrit, i cili po nxitet nga përhapja në masë i etheve të derrave afrikanë (ASF ).
Mishi i derrit është një çështje e rëndësishme në Kinë. Një kinez merr mesatarisht rreth 30 kg mish derri në vit (për krahasim, në SHBA njerëzit hanë rreth 26 kg mish viçi në vit dhe konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar rreth 18 kg).
Që nga gushti i vitit 2018, kur Kina njoftoi Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve që ASF (ethet e derrit) kishte mbërritur në vend, sëmundja është përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Diçka rreth 40% e derrave në Kinë ose miliona kafshë kanë ngordhur dhe rezultati ka qenë një mungesë kronike e mishit të derrit në treg dhe çmime tmerrësisht të larta. Qeveria kineze është detyruar të gërmojë në rezervat e saj gjigande të emergjencave mish të ngrirë.
“Çmimi i prodhimit është rritur në 125% që nga korriku”, tha Rupert Claxton i shoqërisë së konsulencës ndërkombëtare të ushqimit Girafood. Kjo rritje ka ndihmuar në rritjen e nivelit të inflacionit në Kinës, i cili në tetor tejkaloi objektivin e qeverisë prej 3% për të arritur në 3.8%.
Zhu Zhenchun, një pronar restoranti në Shenzhen, juglindje të Kinës, është shprehur: “Ne po shpenzojmë rreth 10 mijë juan më shumë në muaj për arsye të çmimit të rritur. (Ky është ekuivalenti i pagave mujore për dy punonjës të restorantit.) Të gjithë e dinë se ky është një problem ekzistent tani. Të gjithë shpresojnë se çmimi do të ulet ose përpara ose menjëherë pas Vitit të Ri Kinez. Nëse jo, kjo mund të bëjë që disa njerëz të mendojnë ndryshe për bizneset e tyre“.
Importet e derrit në Kinë gjithashtu janë tronditur. Në shtatorin e vitit të kaluar u dërguan 94 milion kg, por kriza e etheve të derrit ka rritur importet në 161 milion kg këtë vit dhe zyrtarët tani po nxitojnë të certifikojnë fermat në Brazil, Irlandë dhe disa vende të tjera për eksport me një normë të paprecedentë për të kënaqur kërkesën. Dy javë më parë, ata hoqën barrierën për importet nga Kanadaja.
Si rezultat, çmimi i mishit të derrit po rritet edhe jashtë Kinës. Europa është kërcënuar me një rritje të çmimit prej të paktën 35% që nga fillimi i vitit. “Problemi është se eksportet totale globale të derrit në 2018 ishin 8 milion ton dhe Kina është 24 milion”, tha Claxton. “Thjesht nuk ka mjaft mish derri në botë për të mbushur boshllëkun”.
Ethet e derrit afrikan është një virus shumë ngjitës i cili është fatal për derrat.
Mund të mbijetojë duke u gatuar dhe përpunuar, dhe të qëndrojë i ngrirë për disa vite. Sëmundja transmetohet direkt mes kafshëve, ose nga ushqimi i mishit të infektuar, gjë që është evidentuar në disa syresh.
Ethet e derrit ka qarkulluar në Europë për disa vite, por sëmundja filloi të përhapet me një ritëm më të shpejtë vitin e kaluar. Tani raportohet në më shumë se 40 vende, dhe së fundmi është zbuluar se ka mbërritur në Poloni 300 km nga krahinat më lindore të saj në fermat afër kufirit të saj perëndimor.
Alistair Driver i revistës mujore Pig World në Mbretërinë e Bashkuar tha që situata nga sëmundja e etheve të derrit është jashtëzakonisht shqetësuese. “Sëmundja ka rënë vetëm 70 km larg kufirit gjerman, dhe Gjermania është një nga eksportuesit më të mëdhenj të derrit në botë.”
Në Kinë dhe Vietnamin fqinj, sëmundja është përhapur me shpejtësi tronditëse, falë zakoneve lokale të blerjes: derrat e gjallë transportohen rregullisht për të furnizuar tregjet dhe kasapët ku shumica e konsumatorëve blejnë mish derri (ka ende një mosbesim ndaj mishit të ngrirë në pako plastike që preferojnë konsumatorët perëndimorë). Dhe përkundër planeve të kohëve të fundit të qeverisë për të modernizuar industrinë, ky sektor është gjithashtu i dominuar nga fermerët e vegjël që kryejnë veprimtarinë në oborrin e shtëpisë.
Fakti është se ka shumë pak kompensim në dispozicion për fermerët, po ashtu edhe dyshimi se derra të infektuar janë në treg dhe shiten në zinxhirin e furnizimit, ka shkaktuar një çrregullim në treg. “Kjo është një nga arsyet pse qeveritë perëndimore kompensojnë fermerët,” tha Claxton.
Pjesa tjetër e botës është duke pritur me padurim për të parë se ku do të godasë tjetër sëmundja e etheve të derrit. Tani SHBA-të po kalojnë projektligjin për të rritur numrin e inspektorëve të kufirit, ndërsa Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë barriera të forta në përpjekje për të mbajtur jashtë derrin e egër.
“Në Mbretërinë e Bashkuar tani është më shumë momenti për t’u përgatitur që sëmundja të arrijë, sesa të përpiqesh ta mbyllësh atë”, tha Zoe Davies nga Shoqata Kombëtare e Derrave./The Guardian