Richard N. Haass*
E përhershme nuk është një fjalë që unë e përdor shpesh, pasi pak ose asgjë nuk është e tillë, por mendoj se kriza e koronavirusit të paktën për disa vjet do të bëjë që shumica e qeverive t’u kthehen politikave të brendshme, duke u përqendruar në atë që ndodh brenda kufijve të tyre dhe jo te ajo që ndodh përtej tyre. Unë parashikoj lëvizje më të mëdha drejt të qenit të vetë-mjaftueshëm në mënyrë selektive (dhe, si rezultat, shkëputjes) duke pasur parasysh cenueshmërinë e zinxhirit të furnizimit; kundërshtim edhe më të madh ndaj imigracionit në shkallë të gjerë; dhe një gatishmëri ose angazhim të reduktuar për të trajtuar problemet rajonale ose globale (përfshirë ndryshimin e klimës) duke pasur parasysh nevojën e perceptuar për të rindërtuar në vendin e tyre dhe për t’u marrë me pasojat ekonomike të krizës.
Unë pres që shumë vende të kenë vështirësi në rikuperimin nga kriza, shtete që dobësohen dhe të tjera që dështojnë do të bëhen karakteristikë edhe më e përhapur në botë. Kriza ka të ngjarë të kontribuojë në përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-amerikane dhe dobësimin e integrimit evropian.
Ana pozitive? Ne duhet të shohim një forcim modest të qeverisjes globale të shëndetit publik. Por në përgjithësi, një krizë që i ka rrënjët te globalizmi do ta dobësojë dhe jo ta shtojë gatishmërinë dhe aftësinë e botës për t’u marrë me të.
Richard Nathan Haass është diplomat amerikan. Ai ka qenë President i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë që nga korriku 2003. Më parë, ai ka qenë drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin e Shteteve të Bashkuara dhe një këshilltar i ngushtë i Sekretarit të Shtetit, Colin Powell.