Vetëm 39 vjeç, Mariam Nabatanzi nga fshati Kabimiri në Ugandë ka plot 44 fëmijë, të ardhur në jetë duke qenë binjakë të njëpasnjëshëm
Të gjithë fëmijët kanë të njëjtin baba.
Ajo u martua kur ishte vetëm 12 vjeç, dhe ndodhi që iu shmang një vdekjeje të sigurt. Nëna e saj kishte vendosur pa dashje copa qelqi në ushqimin që po hanin vëllezërit dhe motrat e saj. Për fat të keq, katër nga ata vdiqën duke ngrënë ushqim me xham. Ajo ishte me fat sepse nuk ishte në shtëpi në kohën e drekës.
Mariam Nabatanzi u martua në vitin 1993 me një njeri që ishte 40 vjeç. Burri i saj kishte më shumë gra dhe kishte sjellë tashmë disa fëmijë nga martesat e mëparshme. Mariam tani kujdeset edhe për ta.
Sapo u martua në moshën 12-vjeçare, ajo lindi dy binjakë. Dy vjet më vonë, ajo lindi tre, dhe shumë shpejt lindi katër e kështu me radhë.
Duke dashur të ndalonte lindjen, ajo shkoi tek mjeku i cili tha se nuk mund ta bënte për shkak të mitrës së saj.
Ajo kishte 25 fëmijë që kur ishte 23 vjeç. Pastaj sërish shkoi në spital, duke kërkuar të ndërpresë shtatzëninë e saj. Por sërish u këshillua përsëri se për shkaqe shëndetësore nuk do të ishte e këshillueshme.
Fëmijët që u rritën filluan ta ndihmonin në kujdesin dhe përkujdesjen për vëllezërit e motrat më të vegjël.
Për fat të keq, pas 25 vjet martese dhe 44 fëmijëve, kjo grua u braktis nga burri i saj dhe tashmë kujdeset vetëm për fëmijët.