Në studion e “Open”, Erion Braçe nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes se përse ka aq pak socialistë në Qeverinë Rama 3, duke theksuar se edhe vetë s’ka pritur të marrë asgjë pas si pjesë e PS.
“Është një gjë që mua nuk më pëlqen Edhe unë kur ka hyrë në PS kam qenë i ri, kam qenë në detyrat dhe parimet e mia. S’kam pritur të marrë asgjë. Nuk e kam parë veten time kurrë të lidhur me detyrën. Kam qenë i nderuar që PS ka menduar që unë mund ta përfaqësoj në Kuvend. Unë e shoh veten vetëm tek Parlamenti”, u shpreh Braçe.
Më tej Braçe ka treguar se ishte në dijeni të ndryshimeve në qeveri dhe e dinte që do të ishte pjesë e saj, por ajo çka e kishte surprizuar atë ka qenë pozicioni i zv/kryeministrit.
“Unë e dija që do të isha pjesë e qeverisë,sepse kisha folur me Ramën. Surprizë ishte pozicioni, jo që do të isha në qeveri”, tha ai.
Më tej Braçe sqaroi se ministrat r larguar e dinin vendimin e Ramës.
“Nuk ka qenë surprizë për ministrat e larguar. Rama ka bërë një analizë të plotë për përmbushjet e detyrave të ministrave dhe u arrit në konkluzionin për ndryshime në qeveri. Është bërë një debat i madh edhe në Kryesinë e PS jo vetëm për ndryshimet në qeveri, por edhe më gjerë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në kryesinë e PS të jenë votuar edhe ministrat”, tha Braçe.