Erion Braçe i është përgjigjur interesimit të medias pasi kryeministri njoftoi emërimin e tij në postin e zëvëndëskryeministrit.
“Do të ndryshojë gjithçka. Meqë aty kryeministri ravijëzoi nja 2-3 detyra dua t’i them ço qytetari që kërkon të marrë shërbime publike nga administrata e shtetit që të mos paguajë asnjë qindarkë”. tha Braçe duke lënë të kuptohet se misioni i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit në administratë.