Extra Brad Pitt darkon me të dashurën në vilën ku u martua me...

Brad Pitt darkon me të dashurën në vilën ku u martua me Jolie. Angelina e quan “të pafytyrë”

Lidhja e aktorit Brad Pitt me modelen gjermane ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë javët e fundit. Në fund të muajit të kaluar, Nicole dhe Brad, 56 vjeç, shijuan një udhëtim romantik në Chateau Miraval, ku fituesi i Oskarit prodhon një shampanjë rozë me çmim 390 dollarë.

Por vizita thuhet se ka zemëruar ish-gruan e tij Angelina Jolie, pasi ishte e njëjta vilë ku të dy u martuan në 2014-ën. Për t’i bërë gjërat edhe më keq se ç’janë, Brad dhe Nicole shkuan atje pak ditë pas atij që do të kishte qenë përvjetori i tij i gjashtë i martesës me aktoren.

Së fundmi modelja 27-vjeçare ndau një foto ku shfaqej e buzëqeshur dhe me linjat e saj perfekte që të gjithë ia kanë zili. Nicole kishte veshur një shall Fendi, dhe një pale të brendshme me shtat të lartë.

 

View this post on Instagram

 

Happy Sunday 📸by @philipp_gladsome

A post shared by Nico (@nico.potur) on

Ajo e publikoi foton në Instagram pas lajmit të The Sunday Mirror se Angelina Jolie është zemëruar që Brad e kishte çuar të dashurën në vendin ku ishin martuar gjashtë vjet më parë në Francë.

“Angie është zemëruar dhe plotësisht e habitur që Brad është ulur kaq poshtë”, tha një burim për The Mirror.

Ajo e sheh atë si një njeri të pafytyrë që sillet nëpër Europë kaq publikisht me këtë vajzë, në vend që ta mbajë jetën romantike private dhe dinjitoze.