Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në Yzberisht.
Mësohet se avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.
Ndërkohë kujtojmë se bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik, për shkak se ishte e pamartuar.