Sport Brazili ndalet nga Kolumbia, Messi udhëheq Argjentinën drejt Katarit

Brazili ndalet nga Kolumbia, Messi udhëheq Argjentinën drejt Katarit

Brazili ka dështuar për të siguruar matematikisht kualifikimin në Kupën e Botës Katar 2022. ‘Seleçao” nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Kolumbisë në raundin e 10-të të fazës së grupeve eliminatore të zonës së Amerikës së Jugut.

Pavarësisht se ishin më superior ndaj kundërshtarit, Brazili nuk arriti të sigurojë fitoren e 10-të në po kaq sfida, duke shënuar barazimin e parë në këto eliminatore.

Argjentina konfirmohet forcë e dytë në grup, pas triumfit 3-0 ndaj Uruguajit. E frymëzuar nga një Lionel Messi magjik në fushë, Albiselestët iu imponuan maksimalisht rivalit për të regjistruar fitoren e 6-të dhe u ngjitur në kuotën e 22 pikëve.

Kili mori një trepikësh plot shpresa për të ardhmen, me kilianët që mposhtën pastër 2-0 Paraguajin dhe distanca me zonën që të dërgon në play-off është 5 pikë. Befasia e madhe erdhi nga Bolivia, e cila regjistroi fitoren e dytë, këtë herë 1-0 ndaj Perusë dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve. Fitore shënoi edhe Venezuela, 2-1 përballë Ekuadorit të vendit të tretë. Deri në fundin e kualifikueseve kanë mbetur edhe 21 pikë në lojë.