“Grupi Lima”, i përbërë nga vende që nuk e mbështesin presidentin Nicolas Maduro, bëri thirrje të martën për një tranzicionin demokratik në Venezuelë, duke paralajmëruar për një “situatë të vështirë humanitare”.
Katërmbëdhjetë vende përsëritën “besimin e tyre se tranzicioni drejt demokracisë duhet ta sigurojnë vetë venezuelasit me mjete paqësore, në kuadër të kushtetutës dhe ligjit ndërkombëtar, me mjete politike dhe diplomatike, pa përdorimin e forcës”, u tha në deklaratën përfundimtare të lëshuar pas takimit të tyre të hënën në Bogota.
Nga ana tjetër, Nicolas Maduro e quajti takimin e “Grupit Lima” si një nismë – “pjesë e një politike që po përpiqet të krijojë një fuqi paralele në Venezuelë”.
Ndërsa Zv.presidenti Brazilian, Hamilton Mourao tha më parë se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë nga territori brazilian.
“Askush nuk pret një zgjidhje ushtarake”, u tha ai gazetarëve pas takimi të “Grupit Lima”, një bllok me shtete që nga Argjentina në Kanada, i dedikuar për zbatimin e një zgjidhje paqësore të krizës së Venezuelës.
Mourao shtoi se do të vazhdohet me presionin diplomatik, politik dhe ekonomik mbi regjimin e presidenti Maduro.