Të hënën në mbrëmje, leksione vallëzimi. Brazil asfalton Korenë e Jugut me një lehtës të bujshme: 2-0 pas 13 minutash, 4-0 anë fund të pjesës së parë dhe 4-1 në fishkëllimën finale. Brazilianët iu japin kështu një përshëndetje Argjentinës, Francës dhe të gjithëve: nëse flisni për favoritë, Brazili është aty.
Që në minutën e 7 ishte talenti Vinicius që shënoi një gol spektakolar dhe kaloi Brazilin në avantazh. Samba e amerikanojugorëve sapo kishte nisur. Një faull në zonë bëri që gjyqtari të drejtonte gishtin nga 11-metërshi, aty ku Neymar nuk fali dhe dyfishoi shifrat. Pas tij radha ishte e Richarlison që realizoi një gol fantastik dhe dërgoi shifrat në 3-0.
Spektakli në pjesën e parë nuk mbaroi me kaq pasi në fund kishte kohë dhe për Paqueta që realizoi dhe golin e katërt dhe mbylli çdo llogari.
Në fraksionin e dytë, Brazili tentoi dhe për golin e pestë me Rafinha, por saktësia mungoi. Nga ana tjetër koreanët tentuan për golin e nderin derisa e gjetën atë në minutën e 76 me Paik Seung-Ho. Në pjesën e mbetura, aziatikët provuan dhe për më shumë por në fund gjithçka u mbyll me shifrat 4-1.
Brazili gjen në çerekfinale Kroacinë. Skuadra nga Ballkani eliminoi Japoninë në ndeshjen që u luajt në orën 16:00 falë penalltive.