Sport Brazili vallëzon në fushë, asfalton Korenë Jugut. Në çerekfinale me Kroacinë

Brazili vallëzon në fushë, asfalton Korenë Jugut. Në çerekfinale me Kroacinë

Të hënën në mbrëmje, leksione vallëzimi. Brazil asfalton Korenë e Jugut me një lehtës të bujshme: 2-0 pas 13 minutash, 4-0 anë fund të pjesës së parë dhe 4-1 në fishkëllimën finale. Brazilianët iu japin kështu një përshëndetje Argjentinës, Francës dhe të gjithëve: nëse flisni për favoritë, Brazili është aty.

Që në minutën e 7 ishte talenti Vinicius që shënoi një gol spektakolar dhe kaloi Brazilin në avantazh. Samba e amerikanojugorëve sapo kishte nisur. Një faull në zonë bëri që gjyqtari të drejtonte gishtin nga 11-metërshi, aty ku Neymar nuk fali dhe dyfishoi shifrat. Pas tij radha ishte e Richarlison që realizoi një gol fantastik dhe dërgoi shifrat në 3-0.

Spektakli në pjesën e parë nuk mbaroi me kaq pasi në fund kishte kohë dhe për Paqueta që realizoi dhe golin e katërt dhe  mbylli çdo llogari.

Në fraksionin e dytë, Brazili tentoi dhe për golin e pestë me Rafinha, por saktësia mungoi. Nga ana tjetër koreanët tentuan për golin e nderin derisa e gjetën atë në minutën e 76 me Paik Seung-Ho. Në pjesën e mbetura, aziatikët provuan dhe për më shumë por në fund gjithçka u mbyll me shifrat 4-1.

Brazili gjen në çerekfinale Kroacinë. Skuadra nga Ballkani eliminoi Japoninë në ndeshjen që u luajt në orën 16:00 falë penalltive.