Brazili vendosi një rekord famëkeq të martën kur 34.918 infeksione të reja me koronavirusin e ri u konfirmuan brenda një dite, kështu që tani ekzistojnë gjithsej 923,189 infektime në total.
Brazili gjithashtu regjistroi 1.282 vdekje nga infeksioni COVID-19 në 24 orët ë fundit, me numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend në 45.241.
Rritja rekorde e re ditore e numrit të të infektuarve vjen në një kohë kur pandemia vazhdon të përshpejtohet në Amerikën Latine, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Drejtoresha e Organizatës së Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) Carissa Etienne tha nga Uashingtoni se Brazili po shkakton shqetësim të madh.
“Ne nuk e shohim transmetimin të ngadalësohet në Brazil”, tha Etienne.
PAHO këshillon që Brazili dhe vendet e tjera të rajonit të vazhdojnë të forcojnë masat në distancë fizike dhe se ekonomia të rihapet ngadalë dhe me kujdes.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka kundërshtuar prej kohësh masat e distancimit shoqëror dhe shumë shtete braziliane po rihapen pavarësisht se epidemia mbetet e rëndë.