Sarajevë – “Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të bashkuar nga nevoja, nga ndjenja rrezikut dhe ndërgjegjësimi se ka një arsye të qartë pse rajonet bëhen bashkë. Të ndarë ne nuk mund të qëndrojmë, sepse ne jemi ekonomi të vogla, secili me problemet e veta. Por të gjithë së bashku mund të jemi një treg interesant. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përqendrohemi më shumë në bashkëpunimin rajonal, pasi ai është një model për ruajtjen e stabilitetit, bashkëpunimit dhe paqes në rajon“, tha sot në Sarajevë Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Duke mbështetur këtë, dy shifra dalin në edicionin e këtij viti të studimit të opinionit të Ballkanit të RCC: për herë të parë në 4 vjet 56% e qytetarëve në rajon besojnë se integrimi evropian do të përmirësonte jetën e tyre – herën e parë kjo shifër është më shumë se gjysma. Por po aq e rëndësishme është shifra 70% e atyre që mendojnë se bashkëpunimi rajonal do ta bënte më të shpejtë integrimin. Kjo flet shumë për pronësinë dhe nevojën për të mbajtur gjallë udhëtimin evropian në rajon. Ne kurrë nuk mund të theksojmë mjaftueshëm për qytetarët tanë se ndryshimet reale në jetën e tyre vijnë nga ndryshimet e shkaktuara për shkak të integrimit Europian. BE po transformon realitetin tonë, falë investimeve në lidhjen, infrastrukturën, në programin njerëzit për njerëzit, etj. BE – e mban fjalën. Ka ende mosmarrëveshje në rajon por BE-ja siguron një destinacion të qartë dhe ne duhet të ecim përpara.”
Ndërsa duke folur për gjendjen ekonomike dhe klimën aktuale të investimeve në rajon Bregu, nënvizoi se eksportet janë rritur 142% në 10 vitet e fundit, dhe BE kryeson këtë listë. Ajo shtoi se situata ishte e ngjashme me investimet e huaja (FDI), të cilat kanë qenë në rritje, shumica e tyre që vijnë nga BE.