Luftëtarët e regjimentit Azov kanë publikuar fotot më të fundit nga fabrika e çelikut Azovstal.
Fotot tregojnë kushtet e vështira në të cilat jetojnë aktualisht, të sakatuar dhe të plagosur nën tokë në Mariupol, shkruan The Guardian.
Një seri fotosh u publikuan dje në kanalin Telegram të Regjimentit Azov, duke kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.
“E gjithë bota e qytetëruar duhet të shohë kushtet në të cilat ndodhen mbrojtësit e plagosur, të gjymtuar të Mariupolit dhe të veprojë!
Në kushte krejtësisht johigjienike, me plagë të hapura të mbështjella me mbetje fashosh josterile, pa ilaçe të nevojshme dhe madje as ushqim,” postuan ata në Twitter.