Extra Brenda hotelit gjerman ku mbreti i Tajlandës kalon izolimin me 20 ushtaret...

Brenda hotelit gjerman ku mbreti i Tajlandës kalon izolimin me 20 ushtaret seksi të “haremit”

Ky është hoteli alpin ku mbreti i Tajlandës është duke kaluar ditët e tij të izolimit nga koronavirusi, i shoqëruar nga 20 konkubina, të gjitha me grada ushtarake.

Mbreti Maha Vajiralongkorn mendohet se është kthyer sërish në hotelin në jug të Gjermanisë, pas një vizite të shkurtër që zhvilloi në Tajlandë.

Sipas gazetës “Bild”, mbreti dhe oborrtarët e tij kanë prenotuar të gjithë katin e katërt të hotelit, ku përfshihet një “dhomë kënaqësie” dhe është dekoruar me thesare dhe antikuare nga Tajlanda.

“Ushtaret e seksit” të mbretit Maha tashmë kanë njësi të veçantë ushtarake të quajtur SAS, njësoj si Forcat Speciale Britanike.

“Grand Hotel Sonnenbichl” ku po qëndron trashëgimtari tajlandez ndodhet në  Garmisch-Partenkirchen, një qytet pranë kufirit austriak, ku tashmë shumica e turistëve është larguar.

Në faqen zyrtare të hotelit thuhet se në këto momente nuk janë të mundura rezervimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, pa treguar për miqtë që qëndrojnë aty prej një kohe të gjatë.

Sipas një punonjësi të hotelit, stafi nuk lejohet të shkojë në katin e katërt ku akomodohet mbreti Maha dhe oborrtarët e tij.