Historia e miliarderit Bill Gates dhe ish të dashurës së tij sipërmarrëse, Ann Winbald, u rikthye në vëmendje pasi Bill dhe Melinda shpallën divorcin.
Sikurse u bë me dije nga disa marrëveshje që u bënë publike, shefi i Microsoft mund të kalonte çdo vit, një fundjavë me Winblad.
Dyshja “arratiset” në një vilë plazhi në Karolinën e Veriut, e cila ka katër dhoma gjumi, ballkon me pamje nga oqeani, si dhe një shteg privat për në plazh.
65-vjeçari dhe kapitalistja Winblad, 70 vjeç, ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda. Pas ndarjes miqësore, ish-çifti mbajti një miqësi të fortë dhe vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore.
“Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë”, thotë Ann.