Kuriozitete Brenda “zemrës blu” të botës nënujore, 13 foto që do t’ju bëjnë...

Brenda “zemrës blu” të botës nënujore, 13 foto që do t’ju bëjnë ta dashuroni oqeanin

Frika për të mbrojtur botën nënujore të planetit tonë e ka nxitur zhytësen dhe njëkohësisht fotografen Pier Nirandara të notojë në ujërat më të thella të planetin tonë për të përcjellë te ne foto mbresëlënëse.

Duke trashëguar dashurinë e babait të saj ajo i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së hapësirës ujore.

Në një tregim për BBC, përmes fotove Pier Nirandara paraqet botën e gjallë që jo shumë prej nesh e njohin.

“Misioni im është të përcjell ndjenjën e habisë apo të kureshtjes dhe të shfaq një botë blu që është përgjegjësia jonë kolektive për ta mbrojtur,” nis të tregojë fotografia.

Ajo tregon se udhëtimi i saj i parë, që kishte për qëllim përcjelljen e imazheve për të ndërgjegjësuar njerëzimin për ruajtjen e ekosistemeve ka qenë në Afrikën e Jugut.

“Përvoja ishte një thirrje për aventurë, duke më nisur nga një karrierë prodhuese e filmave të Hollywood-it në tregimin e historive të oqeanit me kohë të plotë. Nuk doja më të isha një vëzhguese e thjeshtë e degradimit të mjedisit tonë dhe rreziqeve të ndryshimeve klimatike. Më duhej të bëhesha pjesëmarrëse aktive në kujdesin e saj,” tregon Nirandara.

Fotografia e shquar tregon se dëshira e saj më e madhe ka qenë të ndiqte historinë e oqeanit nga maja e Afrikës e deri në mes të oqeanit Paqësor Jugor.

Fotografitë e saj nisin që te sardelet në ujërat e Afrikës së Jugut, kafshët e mëdha si balenat dhe peshkaqenët e deri te ato mikroskopiket.