Horoskopi Brerje ndërgjegje dhe goditje pas shpine, ç’po ndodh me horoskopin tani që...

Brerje ndërgjegje dhe goditje pas shpine, ç’po ndodh me horoskopin tani që Mërkuri kaloi në shenjën e Ujorit

Pasi kaloi thuajse dy javë në shenjë e Bricjapit, Mërkuri, planeti i ndryshimeve të mëdha, zgjedh të zhvendoset në një tjetër shenjë, atë të Ujorit. Por ndryshe nga më parë, ai parashikon ndryshime të forta dhe të vërteta “tronditëse” për disa nga shenjat.

Zbuloni për çfarë bëhet fjalë.

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të mësojnë si të ruajnë ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale. Keni kohë që vraponi si të marrë pas projekteve të së ardhmes, duke lënë pas dore shumë njerëz të rëndësishëm, që kanë qenë gjithmonë aty për ju. Ndryshoni para se te jetë shumë vonë.

Demi

Demit i pëlqen të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë, por kështu rrezikon t’i bëjë keq dhe të mos afirmohet në asnjë fushë. Mërkuri ju këshillon të mos shpërqendroheni, por t’i përdorni të gjitha energjitë në një fushë të caktuar.

Binjakët

Pas një sërë “betejash” në çift dhe në marrëdhënie me eprorët, më në fund Binjakët po shijojnë disa ditë të paqta. Mundohuni të mos e vrisni mendjen se ç’do t’ju sjellë e ardhmja, por të jetoni të tashmen pa brenga e shqetësime.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres kanë nevojë URGJENTE të rigjejnë komunikimin në çift, pasi gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Nuk mund t’i kaloni gjërat përjetësisht në heshtje.

Luani

Në dallim nga shenjat e tjera, Luani është ai që do ta ketë punën më pisk me Mërkurin në shenjën e Peshqve. Tregohuni të matur me atë që thoni pasi mund të kthehet kundër jush. Kufizoni shpenzimet dhe mos ndërmerrni asnjë aventurë. Kjo është një periudhë shumë e errët dhe me shumë brerje të ndërgjegjes.

Virgjëresha

Virgjëresha ka nevojë të vendosë pak rregull në jetën e saj, si dhe të kuptojë se çfarë e bën realisht të lumtur. Ndonjëherë gjërat e vogla janë ato që na falin emocione të më dha. Mos e harroni këtë.

Peshorja

Ndoshta ky nuk është momenti i duhur për të gjetur ekuilibrin në jetën personale, por do t’ju ndihmojë të gjeni paqen me veten. Mos bluani asgjë në mendje, por shprehuni me miqtë. Do t’ju gjenden më pranë nga ç’e mendonit.

Akrepi

Mërkuri ju këshilloni të mos keni besim aq të verbër tek të tjerët, pasi mund t’ju godasin pas shpine. Keni provuar në të tashmen të tilla zhgënjime, kështu që shmangini sa jeni në kohë.

Shigjetari

Mërkuri do të kthehet në një planet mik për Shigjetarin, pasi do t’ju ndihmojë të përmirësoni dialogun me njerëzit që ju rrethojnë. Mos ki frikë të thuash atë që mendon.

Bricjapi

E dimë që Bricjapi ka gjithmonë një as të fshehur nën mëngë, por tashmë duhet t’i vini në praktikë ato që dini. Ka ardhur koha që fjalët t’u lënë vendin veprave, ndaj nxitoni për të bërë realitet atë që keni projektuar prej kohësh.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit janë edhe më fatlumët e këtij fund janari, pasi Mërkuri është planeti që do të ndryshojë jetën e tyre. Ndiheni më të qetë se kurrë më parë. Marrëdhënia në çift është një fazë të  frytshme, kurse miqtë dhe kolegët ju vlerësojnë më shumë se asnjëherë  tjetër. E keni të qartë se çfarë doni dhe ç’duhet të bëni për të realizuar planet tuaja.

Peshqit

Peshqit nga ana tjetër duhet të presin muajin shkurt që të mund të përfitojnë nga energjia e Mërkurit. Për momentin bëni mirë të ruani qetësinë dhe të vazhdoni siç keni bërë gjithmonë.