Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson ka kërkuar pasaportën franceze për të vazhduar të ketë kontakte me Bashkimin Europian, pas daljes nga unioni të Britanisë së Madhe.
Motra e Boris Johnson, Rachel, botoi kohët e fundi një libër të titulluar “Rake’s Progress”.
Në këtë libër, ajo thotë se Stanley Johnson, një ish-eurodeputet, votoi për të qëndruar në BE, ndërsa kurrë nuk e fshehu qëndrimin kundër rolit të djalit të tij.
Ai aplikoi për një pasaportë franceze, pasi nëna e tij, Irene, gjyshja e Boris, lindi në Versajë. Kurse gjyshja e tij, jetoi për disa vite në Paris.
Sipas tij, këto arsye mund të jenë të mjaftueshme që kërkesa e tij të pranohet.
Sunday Times shkruan se një tjetër arsye pse Stanley dëshiron të marrë një pasaportë franceze, mund të jetë dëshira që nipërit dhe mbesat e tij, në një të ardhme të punojnë dhe të jetojnë në BE, pas Brexit.
Kryeministri britanik nuk ka folur ende për këtë çështje. Për momentin e gjithë vëmendja e tij është e përqëndruar në luftën kundër virusit Covid-19, që ka mbërthyer vendin.
Kjo është një emergjencë që Johnson fillimisht e nënvlerësoi, por më pas, ai mori disa masa gati të ngjashme me vendet e tjera europiane, duke arritur në anulimin e të gjitha aktiviteteve publike