Briken Calja ka shkruar historinë në Uzbekistan, duke fituar 1një medalje ari dhe dy argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.
Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.
Erkand Qerimaj ishte i pari që u ngjit në pedanë në stilin e shkëputjes, duke vendosur peshën 150 kilogramë dhe duke e realizuar me sukses. Me pas e kishte radhën Calja, i cili vendosi 152 kilogramë në provën e parë
Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qenë ndër të fundit që u ngjit në pedanë duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.
Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë ne tentativën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses. Për fat të keq, indoneziani Abdullah realizoi provën e fundit në peshën 192 kg dhe i mori medaljen e arte në shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullah e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram më shumë se Calja.
Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.
Sa i përket Erkand Qerimajt, i cili po ashtu garonte në peshën deri në 73 kilogramë, pas shkëputjes ai u rendin në vendin e katërt edhe në shtytje e dygarësh.