Aktualitet Britani/ Dënohet shqiptari që u kap me kokainë me vlerë 1 milion...

Britani/ Dënohet shqiptari që u kap me kokainë me vlerë 1 milion stërlina

Një shqiptar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është dënuar për përfshirjen në shitje e një sasie kokainë me vlerë 1 milion stërlina në Leigh të Anglisë.

Mediat angleze shkruajnë se Oltjon Gjura, 32 vjeç me banim në Ëindmill Hill, London, në shtator 2019 pranoi akuzat për konspiracion në shitje droge klas A.

Ai është dënuar paraditen e të enjtes me 6 vite burg. Po ashtu janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij, Jimmy Tang, 50 vjeç bashkë me Ramond Cooper. Në total ata janë dënuar me 14 vite burg.

Kurthi

Ata u arrestuan në gusht të vitit 2019 pas një kurthi të policisë.

Më 24 gusht 2019 Tang takohet me Cooper, i cili ishte shoferi një furgoni. Pak më vonë ka mbërritur Oltjon Gjura që drejtonte një mjet tip VW Golf. Britaniku Tang i jep Gjurës një çantë jeshile, ndërsa Gjura një çantë blu.

Por shkëmbimi i drogës dhe parave është ndjekur hap pas hapi nga grupi survejimit të NCA dhe të tre personat u arrestuan menjëherë.

Në çantën e Gjurës u gjetën 33.000 stërlina bashkë me 1 kg kokaine si dhe një telefon i veçantë i kriptuar që shërbente për komunikim me pjesën tjetër të grupit kriminal.

Nga kontrolli shtëpisë së Gjurës në zonën Barnet të Londrës iu gjetën edhe 7 kg kokainë brenda një sobe dhe 22.000 stërlina cash të fshehura në ventilatorin e sobës si dhe një makineri që përdoret për mbylljen e qeseve me vakum.