Epidemia e koronavirusit ka vrarë 717 persona të tjerë në Britaninë e Madhe.
“Këto shifra të reja e kanë çuar numrin e përgjithshëm të personave të vdekur në spitale në 11 329”, njoftoi sot Departamenti i Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pak më shumë se 14 500 njerëz të tjerë u testuan për COVID-19 brenda 24-orëshit të fundit.
Numri i përgjithshëm të infektuar nga COVID-19 ka shkuar në 88 621, që nga fillimi i epidemisë në Britaninë e Madhe.