Qeveria britanike pritet të njoftojë një investim prej 250 milionë sterlinash për korsitë e biçikletave dhe të ecjes më këmbë në Britaninë e Madhe për të nxitur qytetarët që të shkojnë në punë me këto mënyra duke mënjanuar transportin publik, si pjesë e përpjekjes për të parandaluar ringjalljen e koronavirusit, sipas gazetës britanike ”The Guardian”.
Ka gjithashtu plane për të ndjekur nga afër edhe mënyrën e përdorimit të motoçikletave elektronike, që deri tani ishin të ndaluara të përdornin rrugët dhe trotuaret në Britaninë e Madhe.
Qeveria nisi një konsultim në lidhje me legalizimin e motoçikletave elektronike në mars dhe do të duhet të miratojë një legjislacion tjetër për të legalizuar përdorimin e tyre.
Mbështetësit e këtij veprimi kanë bërë thirrje për një ridizajnim themelor të sistemit të transportit për të ndihmuar në parandalimin e një rikthimi të niveleve të ndotjes së ajrit, pas përfundimit të bllokimit.
Studimet kanë treguar që ndotja e ajrit mund të luajë një rol në nivelet më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19, me zemër dhe mushkëri të dobësuar nga ajri i ndotur.