Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për grevën më të madhe të trenave në më shumë se 30 vjet pasi negociatat për paga dhe kushte më të mira pune u ndërprenë.
Lajmi u konfirmua nga sindikatat ditën e sotme.
“Megjithë përpjekjet më të mira të negociatorëve tanë, nuk është arritur asnjë marrëveshje e qëndrueshme”.
Prandaj, një grevë historike hekurudhore do të zhvillohet të martën më 21, të enjten 23 dhe të shtunën më 25 qershor.
Kjo deklaratë erdhi nga sekretari i përgjithshëm i sindikatës së hekurudhave RMT, Mick Lynch, pas diskutimeve që zgjatën disa javë.
Dita më e madhe e grevës është planifikuar për të martën dhe do të godasë linjat e trenave në të gjithë vendin dhe metronë e Londrës.
Lëvizja rifillon të enjten dhe të shtunën.
Kompania Network Rail, e cila administron infrastrukturën hekurudhore të vendit, ka paraqitur një shifër prej vetëm 20% të shërbimit të ofruar, me gjysmën e rrjetit të hapur, për tre ditët e grevave.