Britania e Madhe ka regjistruar 1610 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi. Kjo shënon shifrën më të lartë të fataliteteve, brenda 24 orëve që nga nisja e pandemisë.
Bilanci i sotëm i viktimave e ka çuar totalin në 87295, sipas shifrave të fundit të qeverisë.
Pavarësisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent. Nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.