Qeveria britanike bëri me dije se 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, numër ky më i ulëti që është regjistruar që prej 15 marsit.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock edhe numri i personave të rinj të infektuar ka rënë ndjeshëm, ku për herë të parë infektimet në një ditë janë nën shifrat 1000.
Hancock konfirmon se situata është përmirësuar dhe në spitalet e vendit, pasi numri i pacientëve të shtruar ka rënë nën 5000.
Që nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe regjistron 42,647 viktima dhe 305,289 të infektuar me koronavirus.