Kina akuzoi Britaninë për ndërhyrje pas mbështetjes që u dha protestave anti-qeveritare në Hong Kong. Londra ka paralajmëruar Pekinin për pasoja të rënda nëse shkel marrëveshjen e dorëzimit të Hong Kongut, nga Britania tek Kina, marrëveshje kjo ligjërisht e detyrueshem që i mundësoi këtij territori sovranitetin. Përkrahësit e demokracisë po i bëjnë thirrje Britanisë që të angazhohet më shumë, me arsyetimin se ata kanë detyrime ligjore e morale të mbështesin lirinë e popullit të Hong Kongut.
Flamuri kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë simbol në demontratat pro-demokratike në Hong Kong.
Të hënën u shënua 22 vjetori i marrëveshjes së dorëzimit të Hong Kongut nga Britania tek Kina, por ky përvjetor u zbeh nga hija e protestave të dhunshme.
Demonstratat u nxitën nga përpjekjet kundër një projektligji për ekstradimeve që i lejon të dyshuarit e Hong Kongut të ndiqen penalisht në territorin e Kinës. Sekretari i jashtëm britanik tha të martën se një ligj i tillë shkel marrëveshjen e rikthimit të territorit.
“Britania nënshkroi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme më 1984 që ruan lirinë themelore të popullit të Hong Kongut dhe ne i qëndrojmë me vendosmëri kësaj marrëveshje, jemi në mbështetje të popullit të Hong Kongut. Do të ketë pasoja serioze nëse kjo ajo nuk respektohet”, tha sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt.
Të mërkurën Kina u kundërpërgjigj.
“Pozicioni britanik në mbrojtje të Hong Konkut është një iluzion i vetëkrijuar. Do ta pyesja zotin Hung: gjatë epokës së kolonisë britanike në Hong Kong, a mund të flitej për demokraci?! Banorët nuk kishin të drejtë as të protestonin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuagg.
Përtej marrëveshjes Kinë-Britani, Pekini ka edhe ndërlikime tjera thotë analisti Steve Tsang.
“Çështja kyçe nuk është detyrimi që ka Britania ndaj Hong Kongut, por trajtimi që Kina u bën marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha profesori i universitetit të Londrës Steve Tsang.
Marrëveshja e vitit 1997 shihet si fundi i Perandorisë Britanike. Guvernatori britanik i asaj kohe në Hong Kong Chris Patten, kërkon nga Londra që të bëj më shumë.
“Ne duhet të kemi një ndjenjë respekti për Hong Kongun dhe duhet të ndihemi të detyruar për qytetarët e atij vendi. Kjo nënkupton që të flasim për atë se çfarë po ndodh”, tha ish-guvernatori britanik i Hong Kongut Chris Patten.
Por mundësitë e Britanisë i kufizon Brexit, thotë profesori Tsang.
“Kina po rrit fuqinë dhe potencialisht është superfuqia e dytë. Britania ka hyrë në një fazë pasigurie për të ardhmen. Pra për momentin, nuk jem në një pozitë të fortë krahasuar me Kinën në përpjekje për të zgjidhur konfliktin që mund të kemi me ta”.
Pekini thotë se protestat janë çështje e brendshme dhe se çdo përpjekje e huaj për të ndërhyrë është e kotë./VOA