Sport Broja debuton me Chelsean në Premier League. 15 minuta në suksesin e...

Broja debuton me Chelsean në Premier League. 15 minuta në suksesin e bluve

Goli i fitores u shënua nga Jorginho

E ka nisur më së mbari lojtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja sezonin e ri të Premier League.

Sulmuesi duket se ka gjetur mbështetjen e trajnerit Tuchel, i cili zgjodhi ta hedhë në fushën e lojës që në ndeshjen e parë përballë Everton, të cilën blutë e Londrës e fituan me rezultatin minimal 0-1.

Armando Broja është aktivizuar në minutën e 74’, duke marrë vendin Havertz. Kështu sulmuesi shqiptar rikthehet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me Chelsean në përballjen ndaj Everton, ndërsa për herë të fundit ai ka luajtur për ekipin e Tuchel pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, më 8 mars 2020.

Ndonëse nuk iu dhanë shumë minuta në këmbë, Broja pati një përfaqësim dinjitoz, që rrit mundësinë për më shumë besim në ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja mes Everton dhe Chelsea dhuroi shumë emocione, dhe goli i fitores u shënua nga Jorginho në minutat shtesë të pjesës së parë nga pika e penalltisë.