Sport “Broja, gjëja e vetme pozitive”, Pochettino reagon pas kthimit të sulmuesit shqiptar

“Broja, gjëja e vetme pozitive”, Pochettino reagon pas kthimit të sulmuesit shqiptar

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, ka deklaruar se kthimit në fushë i Armando Brojës pas 9 muajsh mungesë për shkak dëmtimi ishte gjëja e vetme pozitive në humbjen e Chelsea ndaj Aston Villa, ditën e diel.

“Ishte bukur të shihje Brojën pas 9 apo 10 muajsh. I duhet pak besim gjithashtu. Jemi ekip i ri dhe jemi në një proces ku të gjithë duhet të mësojnë nga njëri-tjetri. Është e vështirë të gjesh gjëra pozitive kur humb, por duhet të përpiqemi”, tha Pochettino.

Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen, ndërsa më tej falenderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij: “Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”.

Armando Broja mund të aktivizohet sërish me Chelsea më shpejt sesa pritej, pasi sulmuesi titullar i “Bluve”, Nicolas Jackson, nuk do të jetë gati të luajë ndeshjen e radhës, për shkak kartonësh.