Sport Broja luan titullar, por Everton humbet, Manchester City rikthehet te fitorja

Broja luan titullar, por Everton humbet, Manchester City rikthehet te fitorja

Armando Broja luajti si titullar për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë u aktivizua nga fillimi tek Everton, në humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Nottingham.

Lojtari kuqezi luajti për plot 76 minuta, ku ndonëse nuk shënoi dot gol, ishte një nga më të spikaturit te skuadra e tij.

Pas kësaj humbje, Everton zbret në vendin e 16-të me 17 pikë, ndërsa Nottingham konfirmohet surpriza e madhe, pasi regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe mban vendin e dytë me 37 pikë.

Manchester City i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative dhe u rikthye te fitorja.

“Qytetarët” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Leicester, falë golave të Savinho dhe Haaland. Ky sukses e mban skuadrën e Guardiolës në minutën e pestë me 31 pikë.

Tottenham barazoi 2-2 ndaj Wolves në shtëpi. “Spurs” ngjiten në vendin e 11-të në Premier League, me 26 pikë pas 19 javëve.

Në takimet e tjera, Fulham barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, ndërsa Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Southampton.