Harmoni dhe një atmosferë pozitive. Djemtë e Sylvinho-s po zhvillojnë përgatitjet e fundit në kudër të takimit me Italinë dhe çdo gjë po shkon mirë.
Kuqezinjtë i njohin cilësitë e kundërshtarit duke qenë se shumë prej tyre janë pjesë e Serie A. Kristjan Asllani, është njëri prej tyre. Mesfushori i Interit doli në konferencën për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht të kaltrit, por theksoi se kombëtarja shqiptare nuk ka çfarë të humbi dhe do të luajë fort për të marrë një rezultat pozitiv.
“Të gjithë i njohim ata lojtarë, shumica luan në Seria A, Italia është një kombëtare shumë e fortë, me zor po e pres këtë ndeshje të futem në fushë. Italia është shumë e fortë në të gjithë botën dhe ne e dimë gjërat që kemi për të bërë, nuk e dimë, do të presim dhe do të shohim si do të shkojmë. Këto ditë ka shkuar mirë, ka hormoni dhe pozitivitet, kemi një ndeshje me Italinë, po e studiojmë”, tha Asllani.
Mes të tjerash Asllani, tregoi dhe bastin që ka vendosur me shokët e tij tek Interit tek kombëtarja italiane.
“Ata kanë lojtarë të fortë, Barelën e njoh mirë, po mos jetë ai është Fratezi. Nuk kemi bast, nëse fiton ai nuk do ti flas për disa ditë, po fitova unë s’do më flas ai për disa ditë”.
Asllani tha se përshtatet me çdo skemë që trajneri Sylvinho mendon. “Ne do të provojmë, forca jonë është grupi, tifozët na mbështesin sa herë, i presim sa më shumë se janë zjarr. Gjërat i vendos trajneri, i kemi bërë kualifikueset me dy mesfushorë, unë ndjehem mirë me të gjitha modulet, duhet grintë dhe zemër, duhet të luftojmë. Unë i dua të gjithë shokët e mi të jenë në fushë, janë profesionistë, dua të jem unë në fushë dhe atë gjithashtu. Unë mendoj se Armando mund t’i bëjë dëm të gjitha skuadrave, është shumë i fortë, shpresojmë të na bëjë naj gol”, tha Asllani.
Tekniku Sylvinho dhe i gjithë grupi po stërviten maksimalisht dhe janë më këmbë në tokë kur thonë se do të bëjnë një paraqitje dinjitoze përballë gjigandëve të futbollit europian.