Sport Buffon dhe Juventus, menaxheri: Ishte mbyllur marrëveshja me Barcelonën, por ajo telefonatë...

Buffon dhe Juventus, menaxheri: Ishte mbyllur marrëveshja me Barcelonën, por ajo telefonatë e Moggit…

Gianluigi Buffon ka vendosur të tërhiqet nga bota e futbollit. Një zgjedhje e kuptueshme, por bota e futbollit ka humbur atë që ishte ndoshta portieri më i fortë ndonjëherë.

Menaxheri i tij historik Silvano Martina foli për TMË gjatë rubrikës ‘A tu per tu’, duke zbuluar gjithashtu disa prapaskena në karrierën e Super Gigi-t.

Gjatë intervistës, bie në sy një koment në lidhje me kalimin e tij tek Juventus nga e cila më pas u zhvillua karriera e jashtëzakonshme e Buffon:

“Parma kishte gjetur një marrëveshje me Barcelonën. Unë shkova në Spanjë dhe gjithçka po shkonte sipas planit. Pasi u ktheva në Milano më telefonoi Luciano Moggi: ‘Ku po shkon? Buffon duhet të jetë i yni’. I thashë ‘shkruaj’ dhe ai u përgjigj: ‘Atëherë hajde nesër’. Historia e Gigi me Juven filloi që aty”, tha Martina.

Dhe për vendimin aktual për të dalë në pension: “Në vitin 2018, kur ai vendosi të largohej, unë nuk isha i lumtur sepse ai mund të bënte akoma shumë. Shkova në Torino, pimë një kafe dhe ai tha se ishte i lumtur se do të tërhiqej.

Bëra një shaka me të: ‘Në të dyzetat mund të jetë e pranueshme, por nëse unë kam PSG nesër?’ Ai u përgjigj: ‘Unë do të shkoj menjëherë’. Në dyzetepesë vjeç, të futesh në futesh në fushë dhe të hidhesh përtokë çdo ditë nuk është e lehtë”.