Sport Buffon: Do të luaj deri 50 vjeç. Çfarë dysheje Dybala-Vlahohic…

Buffon: Do të luaj deri 50 vjeç. Çfarë dysheje Dybala-Vlahohic…

Gianluigi Buffon mbush sot 44 vjeç. Me këtë rast ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku fillimisht ka folur për veten: “Do të luaj deri në moshën 50 vjeç dhe nëse Italia nuk shkon në Botërorin e këtij viti, do synoj për tjetrin, kur të jem 48 vjeç. Bastet? Po, por kurrë në lojëra. Dhe absolutisht nuk kam shitur asgjë.

“Grekët e lashtë flisnin për eudaimoninë, duke ndjekur demonin për të qenë të lumtur. Pasioni im është një top që kërcen dhe kam 5-6 vite që jam i lumtur edhe kur humbasim. Vitin tjetër? Le të shohim si do të përfundojmë dhe si do të jem unë. Ndiej përgjegjësinë për të përfaqësuar ngjyrat e Parmës, të cilët më japin dashuri të pakushtëzuar”.

Pastaj një koment edhe për Juventusin: “Me Vlahovic, bardhezinjtë morën të riun më të mirë në botë, së bashku me Haaland dhe Mbappe. Tani Dybala duhet të vendosë të qëndrojë, sepse do të bënte një gjë të madhe. Unë personalisht do ta bëja, duke hequr dorë nga diçka financiare, por vetëm nëse do të ndihesha i vlerësuar. Do të më pëlqente shumë nëse do të isha në ekipin e duetit Dybala-Vlahovic”.