Regjisori i njohur dhe njëkohësisht aktori e karikaturisti Bujar Kapexhiu, ka deklaruar se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit, por do pengonte të tjerët të votonin më 30 qershor.
Këtë deklaratë Kapexhiu e bëri, teksa ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”. Për regjisorin kjo do jetë një mënyrë për t’u dënuar me 10 vjet për të mos dalë jashtë Shqipërisë.
“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit.
As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”, tha me ironi Kapexhiu.