Një vajzë në Britaninë e Madhe tregon për median “vështirësinë” që ajo po has për të gjetur dashurinë e vërtetë për shkak të hobby-t të saj të errët për të mbledhur dhe koleksionuar kafka kafshësh.
20-vjeçarja nga Birminghami, Jessica Powell shprehet se meshkujt zhduken pasi mësojnë se ajo kënaqet duke rrjepur kafshët dhe koleksionon eshtrat e tyre.
Por megjithatë ajo refuzon të heqë dorë duke shpresuar se një ditë dashuria e vërtetë do të trokasë në derën e saj.
“Nuk kam shumë fat me lidhjet. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që iu tregoj për pasionin tim për të koleksionuar kafka, e cila përfshin rrjepjen e kafshën dhe më pas zierjen e saj. Më pas kockat pa mish i vendos në peroksid për t’i zbardhur, dezinfektuar dhe për t’iu hequr yndyrën për t’i vendosur më pas në koleksion. Mua më duket shumë interesant hobby im, por jo të gjithë mendojnë kështu”, tregon Jessica.