Bota Buletini i Covid nga Italia: Ulet numri i viktimave, rastet e reja...

Buletini i Covid nga Italia: Ulet numri i viktimave, rastet e reja në të njëjtin nivel

Qëndron në të njëjtën linjë si dje epidemia e Covid-19 në Itali përsa i përket rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shënuar 233 raste (dje 230) për një total që shkon 243.967. Nga rastet e reja, 55 (e barabartë me 23,6 përqind) janë regjistruar në Lombardi dhe Veneto, dhe 54 në Emilia Romanja.

Ulet numri i të vdekurve: janë 11 viktima (dje ishin 20), dhe janë shpërndarë kështu: 3 në Lombardi, 2 në Emilia Romanja dhe Toscana, 1 në Piemonte, Liguria, Lacio dhe Kampania. Totali i viktimave ka shkuar në 35.028.

Të shtruarit janë 771 (+21 në krahasim me dje), ndërsa vazhdon të ulet numri i pacientëve të shtruar të terapitë intensive: janë 50, tre më pak se dje. Shifra e personave aktualisht pozitivë (12.456) përfshin edhe 771 të shtruarit me simptoma dhe 11.635 në karantinë shtëpiake.